Categories Lajme

FOTO/ Plehra e rrugë të SHKATËRRUARA, shëmti me beton në Dhërmi

“Welcome to Drymades”

Nëse jeni sot në Dhërmi, në Drymades, kjo është panorama që ofron perla e jugut në kulmin e sezonit turistik. E shtunë, me qindra makina, shumë të huaj të etur për plazhin e rrallë e të pastër të detit Jon, dynden dhe futen për poshtë në Drymades.

Ajo që i pret është shokuese: plera në rrugë, rrugë të shkatërruara, kudo shihet një pyll i kafshuar nga të gjitha anët. Ngrehina, gjysmëndërtime, themele, rrethime pa asnjë kriter. Shëmti me beton në vend të ullinjve kokëprerë. Nëse pyet një plak me shkop që e njeh zonën prej dekadash të thotë: Për një vit Dhërrmiu u shkatërrua sa për 5000 vjet moj çupë.

Kudo ku pyet përse kjo gjendje ngrenë supet…Nëpër dhëmbë murmurisin, “E ka bërë Gjikuria!”.

Ca më poshtë bregu i Drymades është kthyer në shesh ndërtimi papërfunduar, ku inertet, kamionet dhe eskavatorët janë panorama që të thotë: Zhduku nga ky vend!

Si për ironi në fund të rrugës, diku përballë detit, të del mbi ca mure të papërfunduara guri, një vend për të qeshur teksa lexon se aty shiten “Maybach”, “Guçi” apo “Cartier”. Vanitet që shitet mbi plehra. Ky është Dhërmiu sot më 24 Korrik 2021. “Welcome to Drymades o shtet. Fuck off o Tourist!”Newsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME