Lajme

FOTO/ Po dërgonte në shtëpi të fejuarën e vëllait, ky është 24-vjeçari

I riu që shihni në foto është Kristian Magjuni, 24-vjeçari që drejtonte automjetin tip ‘Peugeot’ i cili u përfshi në aksidentin tragjik, në rrugën e Tales në Lezhë.

Ai po dërgonte në shtëpi 16-vjeçaren Atjola Ademi, e cila ishte e fejuara e vëllait të tij. Magjuni ishte banues në Tale dhe tëdy po shkonin në drejtim të Lezhës.

Automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me murin rrethues të një banese private. Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe dy të rinjtë kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.  Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close