Categories Lajme

FOTO/ Punonjësja e azilit i jep fund jetës, u detyrua të lante trupat e vdekur të të moshuarve gjatë pandemisë COVID19

Një punonjëse 22-vjeçare nga Aryshire i Britanisë së Madhe, e cila punonte si kujdestare në një azil për të moshuarit, ka vrarë veten pas traumës që pësoi gjatë pandemisë së Covid19.

Prindërit e saj i kanë thënë mediave se Taylor Watterson, e cila punoi gjatë gjithë pandemisë dhe i dhe fund jetës vetëm gjashtë ditë para Krishtlindjeve, mbeti ‘e traumatizuar’ pasi kishte qenë e detyruar për t’i larë trupat e pajetë të të moshuarve në qendrën “Fullarton Care Home”, në Irvine.

Ajo filloi të punonte në industrinë e kujdesit ndaj të moshuarve kur ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa prindërit e saj theksojnë se puna e saj kishte ndikuar shumë për keq në shëndetin e saj mendor.

Me një postim në mediat sociale, nëna e saj Lana tha: “Ajo e donte punën e saj dhe fliste me dashuri për të moshuarit që kujdesej ndërsa punonte në industri. Por, Taylor kishte humbur numërimin në numrin e trupave të vdekur të banorëve që lau gjatë pandemisë.

“Nuk mund ta besoja kur e tha. Ajo ishte thjesht një vajzë e re dhe duhej ta bënte këtë gjë rregullisht. Ta bënte këtë vazhdimisht dhe të shihte të moshuarit që të vdisnin rregullisht, ishte e vështirë për të që ta pranonte”, shtoi ajo.

Taylor u përpoq të kërkonte ndihmë duke kontaktuar me mjekun e saj të përgjithshëm përpara vdekjes dhe iu dhanë medikamente për të ndihmuar në shëndetin e saj mendor, por ajo i dha fund jetës pavarësisht gjithçkaje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME