Kanë mjaftuar disa orë reshje shiu, që kryeqyteti të bjerë në kaos total.Qarkullimi në Tiranë është bërë thuajse i pamundur, me bllokime të shumta të akseve dhe trafik që ka krijuar shqetësime të mëdha tek qytetarët.Situata vijon të jetë e rënduar, veçanërisht në autostradën Tiranë-Durrës.Nëse reshjet do të vijojnë, rreziku është i madh për rikthimin e përmbytjeve, të cilat ndodhin çdo vit sapo fillojnë reshjet.
Categories
Lajme