Categories Lajme

FOTO\ Restorant ” Shpella e Fikut” në Kaninë e ndezi prapë zjarrin, e ku më mirë se aty mund shijohet ushqimi, me pamjen fantastike të Vlorës

Pas gati 8 muaj zjarrfikur për shkak të punimeve të By Passi-t të Vlorës, restorant ” Shpella e Fikut” në Kaninë e ndezi prapë zjarrin, i hapi dyert për të pritur e përcjellë klientë, admirues të kulinarisë tradicionale por mbi të gjitha të ajrit përzier me jodin e detit e trëndelinën e malit.

Tani që rruga panoramike e Vlorës i shkon tek dera, çdo gjë duket edhe më e bukur, edhe më funksionale, edhe më atraktive. Ndodhet bash mu aty ku stacionon e para pikë Panoramike e By Passi-t e ku udhëtari mund të ndalojë për të fiksuar në foto një peisazh nga më fantastikët, prej Kalasë së Kaninës e gjer në Pasha Liman të Orikumit.

Për midis Vlora qytet, Deti, Sazani, Karaboruni…gjithëçka magjike që quhet Vlorë… Gentian Xhelili, administratori i “Shpellës…” ashtu si përherë i buzëqeshur ju pret plot mirësi për ti shijuar të dya; kulinarinë tradicionale dhe atë panoramike që ky mjedis ti ofron.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME