Lajme

FOTO / Shkatërrohet gjatë natës busti dhe varri i Mit’hat Frashërit në Tiranë!

Busti i Mit’hat Frashërit, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë është shkatërruar gjatë natës.

Sikurse shihet nga pamjet e publikuara nga gazetari Bledi Mane, busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pallka e mermerit, e cila duket qartë se është sulmuar.

Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018.

Busti i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti.

(Gazeta Dita)

FOTO / Shkatërrohet gjatë natës busti dhe varri i Mit'hat Frashërit në Tiranë!FOTO / Shkatërrohet gjatë natës busti dhe varri i Mit'hat Frashërit në Tiranë!FOTO / Shkatërrohet gjatë natës busti dhe varri i Mit'hat Frashërit në Tiranë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close