Lajme

FOTO\ Shtëpia e ‘mrekullive’ që i mbijetoi vullkanit në Ishujt Kanarie

E rrethuar nga ‘lumenjtë’ e llavës që shkatërruan çdo gjë, shtëpia e ‘mrekullive’ që i mbijetoi vullkanit në Ishujt Kanarie Një shtëpi në Ishujt Kanarie i ka shpëtuar mrekullisht lavës së vullkanit.

Në pamje shihet shtëpia e rrethuar në të dy anët nga lava. Përdoruesit e rrjeteve sociale e quajtën atë “shtëpia e mrekullive”.

Pronarët e saj, një çift i pensionuar danez, të cilët nuk ndodhen në ishull, thanë se u ndien të lehtësuar që shtëpia qëndron ende por nuk kanë nguruar të shprehin lumturinë e tyre. Shtëpia që shpëtoi ndodhet në El Paraiso, ku gjysma e shtëpive dhe një shkollë janë shkatërruar, shkruan The Guardian.

Zyrtarët thanë se një “lumë” gjigant i lavës, 600 metra i gjerë, u ngadalësua në vetëm katër metra në orë, pasi arriti në rrafsh të mërkurën. Të hënën, vetëm një ditë pas shpërthimit të vullkanit, lava po lëvizte shumë më shpejt 700 metra në orë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: