Nisur nga lajmet e publikuara në disa media, Spitali Rajonal i Vlorës siguron se nuk ka rënë zjarr në asnjë repart të spitalit dhe nuk ka asnjë problem për pacientët. Episodi në fjalë është djegia e një aspiratori të një tualeti në dhomën e pacientit, pa asnje pasojë.
Marrja e masave për lajmërimin e personelit të specializuar zjarrëfikës është pjesë e protokollit të institucionit. Spitali Rajonal Vlorë është në funksion të plotë në shërbim të pacientëve.