Lajme

Foto/ Të çliruar, ja çfarë po bëjnë afganët në Qytet Studenti

Qyteti Studenti një nga zonat më të populluara të Tiranës këtë vit ndryshe nga vitet e tjera është “pushtuar” nga qindra afganë. Nga disa foto të siguruara nga LSA, pas trrazirave në vendin e tyre ata më në fund kanë gjetur qetësi dhe po shijojnë disa ditë pa frikë. Burra e gra afganë, shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke përshkruar ambientet e Qytet Studentit.

Disa janë me telefonë në duar, duke lundruar në to, por edhe duke komunikuar me të afërm që ndodhen në pjesë të ndryshme të botës. Disa, qëndrojnë të ulur në stola dhe konsumojnë një bisedë të çastit. Disa të tjerë më laptopë në duar qëndrojnë në dritaret e godinave duke u marrë me punët e tyre. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka thënë se në Shqipëri do të mbërrijnë gjithsej rreth 4 mijë apo 5 mijë afganë, të cilët më pas do të dërgohen drejt SHBA.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: