Lajme

FOTO/ U rrëzua aksidentalisht në malin e Çikës, nxirret nga gremina punonjësi i bashkisë

Këtë të martë një punonjës i Ujësjellësit në Bashkinë Himarë u rrëzua aksidentalisht nga mali i Çikës.

55-vjeçari A.A., pësoi dëmtime gjatë rrëzimit. Ndërkohë bëhet me dije se punonjësi është nxjerrë nga gremina dhe po pritet që të transportohet me helikopter për të marrë 55-vjeçari.

Himarë/Informacion paraprak, Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.

Mëngjesin e sotëm do të vendosnim në faqjen e QKUM-së shkrimin me titull “Fenomen i pazakontë” dhe pikërisht sot vazhdon rrjedha e aksidenteve në male

Vështirësia më e madhe është mbërritja në vendngjarje në këto ambjente kaq të thepisura dhe të rrezikshme.

Diten e sotme u gjendem ne malin e Çikës duke i shpëtuar jetën një tjetër personi me fraktura të ndryshme.

Përgatitja e ekipeve tona dhe disponibiliteti i pajisjeve të traumës garantojnë mosinvaliditetin e pacientëve të traumatizuar. Aftësitë e pilotëve tanë për këto terrene kaq të vështira janë arsyeja kryesore e suksesit të këtyre misioneve jetë shpëtuese.

Falë organizimit midis Qendrës Kombtare të Urgjencës Mjekësore dhe shërbimit Zjarrfikës u bë i mundur realizimi i sukseshëm i këtij misioni të vëshirë. Dr. Skender Brataj

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close