fbpx
LajmeTurizëm

FOTO/ Valbona, destinacioni i 3500 turistëve vendas e të huaj vetëm këtë fundjavë

Parku Kombëtar i Valbonës i konsideruar një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse është një ndër më të frekuentuarit nga turistët vendas e të huaj. Drejtori i Adiministratës së Zonave të Mbrojtura të qarkut të Kukësit, Besnik Hallaçi, tha sot për ATSH-në se vetëm këtë fundjavë Parkun Kombëtar të Valbonës e kanë vizituar 3500 turistë vendas e të huaj. Sipas tij, shumica e vizitorëve ishin vendas, por nuk mungonin edhe turistë nga Kosova. “Përveç vizitorëve, ky park u vizitua edhe nga të rinj të apasionuar pas alpinizmit, të cilët kanë përshkuar shtegun turistik nga Valbona në Theth”, – tha Hallaçi.

Lugina e Valbonës, një nga bukuritë e rralla natyrore të vendit tonë, vazhdon të tërheqë çdo ditë e më shumë turistë vendas e të huaj. Fundjavat janë dhe piku më i lartë i këtij fluksi. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional, me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqime tradicionale, shtrojë e mbulojë, pra, gjithçka duhet dhe një peizazh stinor mahnitës. Lundrimi me tragetin Koman-Fierzë paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën dhe Valbonën në të katër stinët. Por, janë dhe dy rrugë të tjera që të çojnë në luginën e bukur. Njëra kalon nga Kukësi, Hasi, Tropojë e Vjetër, Valbonë dhe tjetra nga Prizreni, Gjakova, Valbonë. Lugina këto ditë është e ngjyrosur nga stina e vjeshtës që paralajmëron stinën e bardhë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close
Back to top button
Close