Lajme

Foto- Video/ Vjosa del nga shtrati, përmbyt toka bujqësore, uji hyn në oborret e shtëpive

Reshjet me intensitet të lartë që kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit si dhe reshjet në Greqi kanë rritur së tepërmi prurjet në lumin Vjosë dhe si pasojë ka sjellë edhe daljen e saj nga shtrati.  Mëngjesin e ditës së sotme shtabi emergjencave të prefekturës Fier dhe Bashkia ka njoftuar banorët më pranë shtratit të Vjosës për t’u evakuuar.

Në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m. Në Ferras, Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave.

Ndërkohë nënstacioni elektrik i Poçemit është ndalur që në orën 1:30 të natës dhe janë pa energji elektrike rreth 3700 abonentë. Pa energji janë fshatrat Hekal, Fratar, Selitë, Kutë. Forcat e ushtrisë iu kanë ardhur në ndihmë banorëve, që preken nga përmbytjet e lumit Vjosë në Fier.

Dalja e Vjosës nga shtrati, 11 banesa të përmbytura në dy fshatra të Vlorës, dëmtohet ura e Mesaplikut
Situatë e rënduar nga përmbytjet në Vlorë për shkak të daljes së Vjosës nga shtratin janë përmbytur 11 banesa, 4 në fshatin Fitore dhe 7 në Novoselë, ndërsa banorët janë evakuuar. Po kështu mësohet se në Selenicë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Malit, ka ujë në rrugë. Ndërkaq Ura e Mesaplikut është e dëmtuar dhe banorët janë të izoluar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close