fbpx
Lajme

FOTO/ Vjeshtë në Qafështamë, pamjet e “arta” të një natyre mahnitëse që pret vizitorët edhe në këtë stinë

Një mozaik natyror magjepsës të ofron në këto ditë vjeshte Parku Kombëtar i Qafështamës, 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, i kthyer në një destinacion të vërtetë turistik në çdo stinë të vitit. Pamjet e krijuara nga zverdhja e gjetheve në parkun e Qafështamës tërheq jo pak vizitorë, për të shijuar këto bukuri në stinën e vjeshtës. Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, publikoi sot disa fotografi me pamje nga ky park ku edhe fton turistët vendas dhe të huaj ta vizitojnë atë.

“Me pamjet e “arta” të një natyre mahnitëse të Qafështamës, e cila ju mirëpret edhe në këtë sezon vjeshtor, ju uroj fundjavë të mbarë”, shprehet Bushi. Mes një natyre të virgjër dhe të thyer, turistë vendas dhe të huaj e shohin si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, çiklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping. Gjatë periudhës janar-shtator ky park u vizitua nga 45 400 turistë, nga të cilët 7 300 të huaj. Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafështama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane që u flijuan te “Shkëmbi i Vajës”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button