fbpx
KultureLajme

FOTO/ “Vlora në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror”, ekspozita e veçantë nga DPA

“Vlora në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror” titullohet  ekspozita e çelur në muret rrethuese të AQSH-së. Në këtë ekspozitë janë paraqitur dokumente dhe fotografi mjaft interesante të punuara më herët me përkushtim nga specialistë të DPA-së dhe tani risillet përsëri në vëmendje për të gjithë qytetarët.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave vjen gjithnjë me forma nga më të ndryshmet me dëshirën e mirë për të qenë gjithnjë pranë qytetarëve. Muajin e kaluar nisi risia më e re e DPA-së ku çdo muaj për publikun do të paraqitet nga një ekspozitë e ndryshme në muret rrethuese të institucionit.

Arkivat janë jetike dhe më se të domosdoshme për njerëzit, organizatat dhe shoqërinë në përgjithësi sepse pa to nuk do të kishim as të kaluar dhe as të ardhme.  Kjo ekspozitë dhe të tjerat në vijim vijnë dhe si një alternativë e shtuar për edukimin dhe dijen e nxënësve, studentëve dhe të rinj në përgjithësi për të shtuar njohuritë mbi historinë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button