Categories Lajme

FOTO/ Vrau babë e bir në Athinë, si u bë “shoshë” me plumba nga policia “Shqiptari”. Flasin dëshmitarët

Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i përgjakshëm mes shqiptarëve në Athinë, ku tre persona mbetën viktima.

Mediat greke raportojnë se të vrarët janë Andon Tefi, Armando Lamaj dhe një 23-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Andon Tefi raportohet se është nga Korça, 48-vjeç, dhe shihet si “molla e sherrit” mes shqiptarëve, i cili nxori pistoletën dhe qëlloi i pari ndaj rivalëve, duke lënë të vdekur në vend Armando Lamajn.
FOTO/ Vrau babë e bir në Athinë, si u bë “shoshë” me plumba nga policia "i pamëshirshmi". Flasin dëshmitarët: Gjuante si i tërbuar

Ai më pas u largua nga “Mercedes Benz-i” që drejtohej nga një femër që mori zvarrë viktimën 23-vjeçar dhe tentoi të arratisej, duke lënë pas gjatë aventurës së tij me armë në dorë edhe dy policë të plagosur.

FOTO/ Vrau babë e bir në Athinë, si u bë “shoshë” me plumba nga policia "i pamëshirshmi". Flasin dëshmitarët: Gjuante si i tërbuar
Policia është e bindur se kemi të bëjmë me një larje hesapesh mes dy bandave të drogës. Për viktimën Andon Tefi thuhet se është i njohur për policinë greke, pasi ishte arrestuar për trafikim droge. Ai ka qenë i martuar dhe ka një vajzë, ndërsa zyrtarisht ka deklaruar se drejtonte një dyqan servis makinash. 48-vjeçari konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë, pasi ishte i pamëshirshëm dhe lëvizte gjithmonë i armatosur.

FOTO/ Vrau babë e bir në Athinë, si u bë “shoshë” me plumba nga policia "i pamëshirshmi". Flasin dëshmitarët: Gjuante si i tërbuar

Kjo u pa qartë edhe nga mënyra se si ai qëlloi fillimisht 23-vjeçarin që lëvizte me motor gjatë sherrit në Kato Patisia dhe ekzekutoi tepër ftohtë të atin e tij Armando Lamaj, i cili doli nga makina sapo pa djalin e tij të qëlluar.
FOTO/ Vrau babë e bir në Athinë, si u bë “shoshë” me plumba nga policia "i pamëshirshmi". Flasin dëshmitarët: Gjuante si i tërbuar

Ndërkohë, një dëshmitar, i cili ndodhej pikërisht në vendin e takimit vrastar, ka përshkruar me detaje për Ertneës.gr masakrën e ndodhur në qendër të Athinës.

“Ai ishte i tërbuar, gjuante pa pushim dhe në të gjitha drejtimet”, thotë ai për agresorin.
FOTO/ Vrau babë e bir në Athinë, si u bë “shoshë” me plumba nga policia "i pamëshirshmi". Flasin dëshmitarët: Gjuante si i tërbuar

Sipas tij, teksa autori ndodhej në një makinë, u shfaqën dy automjete të tjera dhe një motor. Njëri prej tyre iu afrua dritares së 48-vjeçarit dhe e goditi me grusht.

Dëshmitari okular flet për tërbimin e Tefit, i cili shprehet se “derisa ka hipur në makinën tjetër ka vazhduar të gjuajë në të gjitha drejtimet, pa llogaritur asgjë”.

Paniku i shkaktuar ishte i pritshëm pasi zona është e ngarkuar me shumë dyqane, por për mrekulli nuk pati më të vrarë./ abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME