Categories Lajme, Turizëm

FOTOGALERI/ Drini i Zi, atraksion i ri turistik ku vizitorët po shtohen nga dita në ditë

Turistë vendas dhe të huaj po zgjedhin Drinin e Zi si një destinacion turistik për t’u eksploruar. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar pamje nga ky atraksion turistik teksa shprehet se edhe pse është ende pak i njohur, vizitorët po shtohen nga dita në ditë. “Drini i Zi buron prej Shën Naumi në Maqedoni dhe ngjitet lart duke gjarpëruar me shumë degëzime nëpër fshatrat e Dibrës, duke krijuar panorama të mrekullueshme”, shprehet Klosi.

Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit, nga një lartësi mbidetare prej 695 m, ndërsa del nga territori i Maqedonisë së Veriut në afërsi të qytetit të Dibrës në lartësi mbidetare 476 m. Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 km, dhe brenda Maqedonisë së Veriut lumi është i gjatë 56 km. Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit të Maqedonisë së Veriut – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME