Categories Lajme

FOTOGALERI/ Produkt i ri turistik, bregdeti i Darëzezës shndërrohet në një “pistë” hipizmi

Për herë të parë bregdeti i Darëzezës në Fier do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi. Drejtoresha e Turizmit në bashkinë e Fierit, Adriana Mile, tha sot për ATSH-në se, “të shtunën do të zhvillohen dy gara, të cilave do t’i bashkohen rreth 30 kalorës nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi”.

“Iniciatorët e kësaj gare janë disa të rinj fierakë, të cilët prej janarit të këtij viti çdo ditë për hobi bëjnë shëtitje me kuaj pothuaj në bregdet. Gara do zhvillohet në bregdetin e Darëzezës dhe Pishporos për shkak të gjatësisë të pandërprerë,  prej 10 km”,  thekson Mile.

Sipas saj, të rinjtë kanë bërë edhe gara amatore me kuaj me njëri-tjetrin. Të rinjtë janë lidhur me Shoqatën Kombëtare të Hipizmit dhe me shoqatat e Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë menduar të organizojnë këtë garë që do të zhvillohet të shtunën.

“Do bëhen dy gara, një garë shpejtësie ku marrin pjesë 15 kalorës që do të zgjasë 1 minutë dhe gara tjetër është në orën 11:00 dhe zgjat shumë. Gara e gjatë e rezistencës është e gjatë 10 km, vajtje ardhje nga Darëzeza në Pishporo dhe nga Pishporo deri tek grykëderdhjen e Vjosës ku kufizohet Fieri me Vlorën”, bën të ditur Mile.

Në këtë garë, vijon ajo, marrin pjesë 30 kalërues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, ndërsa në fund të garës do të jepen edhe çmime.

Ndërsa ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha sot se “bregdetit të Darëzezë i shtohet një produkt turistik i ri”. Hipizmi është prej shekujsh një sport i preferuar për adhuruesit e tij, i cili sjell emocione dhe adrenalinë të papërshkrueshme. Mund të ushtrohet nga të gjithë grupmoshat. Ky sport vë në lëvizje të gjithë pjesët e trupit si dhe mendjen në të njëjtën kohë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME