Categories Bota, Lajme

Foto\Luante lojëra deri pas mesnate/ Këngëtarja 23-vjeçare gjendet e pajetë nga nëna e saj

Një vajzë e apasionuar pas lojërave, e cila gjithashtu ishte edhe këngëtare, pasi kishte marrë pjesë në audicionin e The Voice dhe The X-Factor, v diq papritur teksa luante në internet me miqtë deri në orët e vona të natës. Natanya Brook, 23 vjeç, e njohur si Tanya, v diq teksa luante Xbox me miqtë në një dhomë të realitetit virtual, duke qëndruar zgjuar të paktën deri në orën 2 të mëngjesit në shtëpinë e saj në Aylesford afër Maidstone, Kent duke pirë vodka dhe Coca Cola.

Të nesërmen në mëngjes nëna e saj, Jenny Brook, kontrolloi dhomën dhe e pa atë në shtrat. Ajo mendoi se ishte në gjumë, por disa orë më vonë kur u kthye dhe gjeti vajzën e saj në të njëjtin pozicion, e kuptoi se diçka nuk shkonte. Zonja Brook thirri shërbimet e urgjencës, por Tanya u shpall e vdekur nga mjekët në vendngjarje.

Gjatë një hetimi, eksperti dëgjoi se si Tanya, ishte një lojtare e apasionuar që luante në një ekip në një nivel ‘shumë të mirë’. Ajo ishte pjesë e një ekipi lojërash gjysmë-profesionale dhe i pëlqente të këndonte, pasi kishte marrë pjesë në audicion për The X Factor dhe The Voice. Në fund të hetimit mjeku ligjor tha se ajo vdiq nga shkaqe të panjohura, natyrore, që ka të ngjarë të lidhet me epilepsinë. Burimi: DailyMail

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME