Lajme

FOTO\Rritja e ndjeshmërisë dhe ndërgjegjësimi i të rinjve, studentëve të biologjisë për një njohje më të mirë të peshkaqenëve

Dita e Ndërgjegjësimit për Peshkaqentë i mblodhi studentët në laboratorin e SEEP duke parë dhe duke prekur nga afër rajat dhe peshkaqenët që jetojnë në detet tona.

Studentët u informuan dhe u njohën me speciet, morfologjinë, anatominë dhe patologji të peshkaqenëve dhe rajave tona, të studiuara përgjatë një viti nga ekipi i SEEP.

Në këtë sesion u prezantuan gjithashtu edhe artikujt shkencorë, produkte të studimeve të deritanishme.

Fokusi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndjeshmërisë dhe ndërgjegjësimi i të rinjve, studentëve të biologjisë për një njohje më të mirë të peshkaqenëve, jo vetëm në laborator, por edhe në habitatin e tyre, në marrëdhënien me ekosistemin dhe me aktivitetin human.

Aktiviteti u mbështet nga Fondi i Ruajtjes së Specieve Mohamed bin Zayed.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close