Lajme

FOTOT/ Belsh, persona të paidentifikuar dëmtojnë pendonalen dhe shëtitoren, ja çfarë ndodhi gjatë natës

Gjatë natës persona ende të paidentifikuar kanë shkatërruar pjesën më të madhe të stolave dhe gjithçkaje tjetër në një pjesë të qytetit të Belshit.

Dëme të konsiderueshme janë konstatuar se janë shkaktuar përgjatë shëtitores-Park, që nga korsia e këmbesore deri te ajo e biçikletave. Vandalizmi nuk ka kursyer as molet e drurit për aktivitete sportive liqenore e rekreative si edhe dy zonat e plazhit publik e këndin e lojërave për fëmijë, zonën sportive e atraksionet natyrore.

Aktet e vandalizmit janë konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe lidhur me ngjarjen është njoftuar policia lokale. Ndërkohë bëhet e ditur se po punohet për të identifikuar dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje që ka indinjuar banorët e qytetit të Belshit.

FOTOT/ Belsh, persona të paidentifikuar dëmtojnë pendonalen dhe

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close