Rreshje të dendura breshëri kanë përfshirë zonën e Leskovikut mesditën e sotme duke dëmtuar jo vetëm të mbjellat dhe vreshtarinë e fermerëve, por edhe drutë frutorë.
Në orët në vijim në terren do të zbresin edhe punonjës nga institucionet bujqësore për të përllogaritur dëmet e shkaktuara nga breshëri.