Categories Lajme

FOTOT/ IKMT në aksion, bllokohet “Bankers Petroleum”

Gjatë punës së saj për mbikëqyrjen dhe kontrollin për çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis, IKMT ka pikasur “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” në Fier teksa ky subjekt ka kontaminuar të gjithë zonën me mbetje të rrezikshme.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur gjobën me vlerë 2000 000 lekë ndaj këtij subjekti dhe i ka pezulluar aktivitetin e saj.

Në fotot që Inspektoriati ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook shihet se zona ku zhvillonte aktivitetin e saj kjo kompani është mbuluar e gjitha me mbetje.

Postimi i plotë:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar punën për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndëshkimin e çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis.

Në ushtrim të përgjegjësive të veta, IKMT pas ushtrimit të kontrollit në subjektin “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” Fier, ka konstatuar që subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën.

Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME