
Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, 13 vjeç humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori makinën me të cilën po udhëtonin në Bogë të Malësisë së Madhe.
Ato po udhëtonin me makinë gjatë kohës kur vendi u përfshi nga rrebeshe shiu dhe humbën kontaktet në vendin e quajtur “Grykë Lugje”.
Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës.
Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë vendin, ndërkohë situata më problematike është paraqitur në veri.
Ndërkohë në zonë ndodhen grupet e FNSH për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.