Lajme

FOTOT/ Peleshi: Helikopteri Cougar, në shuarjen e zjarrit në Bashkinë Kavajë

Helikopteri Cougar është angazhua për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Peqinaj, Njësia Administrative Synej, Bashkia Kavajë.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau edhe pamje nga operacioni për shuarjen e flakëve me helikopter.

“Helikopteri Cougar u angazhua menjëherë pas kërkesës së prefektit të Tiranës, për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Peqinaj, Njësia Administrative Synej, Bashkia Kavajë”, u shpreh Peleshi.

Peleshi tha se, aktualisht flakët janë nën kontroll.

“Për shkak të erës, zjarri u përhap në zonën e pyllit, në drejtim të “Plazhit të Gjeneralit” në një zonë rreth 15 ha. Aktualisht flakët janë nën kontroll, pas punës instensive edhe të forcave të emergjencave civile në terren, duke shmangur rrezikun për banesat”.theksoi ministri./m.j

FOTOT/ Peleshi: Helikopteri Cougar, në shuarjen e zjarrit në Bashkinë Kavajë FOTOT/ Peleshi: Helikopteri Cougar, në shuarjen e zjarrit në Bashkinë Kavajë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close