fbpx
Lajme

FOTO\VIDEO, Bjellorusët “gjallërojnë” Vlorën

Një grup turistësh nga Bjellorusia janë të parët të mbërritur në mënyrë të organizuar në bregdetin shqiptar. Nga Vlora ata thanë se do ta rekomandojnë vendin tonë si destinacion. Këtë fundjavë nisi edhe fluksi i shqiptarëve nga Kosova. Bjellorusët janë turistët e parë të organizuar që po kalojnë pushimet në bregdetin e Vlorës. Për ta është hera e parë që vizitojnë Shqipërinë, teksa vlerësojnë mikëpritjen dhe faktin që në fytyrat e tyre pavarësisht vështirësive ka gjithmonë buzëqeshje. Shprehen se mëse tepërmi i pëlqen deti, rëra, pastërtia e plazhit, një natyrë krejtësisht ndryshe nga ajo në Bjellorusi. Ndaj Shqipërinë do ta rekomandojnë për pushime. Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe heqja e masave kufizuese në kufi bëri që kosovarët ti drejtohen masivisht bregdetit shqiptar për fundjavë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button