fbpx
Lajme

FOTO\VIDEO, IKMT aksion në Karaburun, shemben godinat pa leje në plazhe

Inspektori Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë. Me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit paralajmëron se do të ketë edhe ndëshkim me gjobë për subjektet me shkelje. “IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe. Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje. Paralelisht, IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar e media të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital”, thuhet në njoftim

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button