Categories Lajme

Fqinjët lajmërojnë policinë, kapen në flagrancë dy nga autorët

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Fierit pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe Stacionit të Policisë Patos, pas njoftimit të ardhur në sallën operative se në qytetin e Patosit disa persona po v idhnin një banesë të pabanuar, menjëherë organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen në flagrancë të dy prej autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit Endri Bregu, 19 vjeç dhe Nazif Refitaj, 19 vjeç, banues në Patos. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Simon Hitaj, 19 vjeç dhe Kristjan Nuhaj, 20 vjeç, banues në Patos.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke v jedhur në një banesë të pabanuar në Patos, në pronësi të shtetasit S. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e v jedhura.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi E. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke u larguar, por është neutralizuar dhe p rangosur nga shërbimet e Policisë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së d ënimit” dhe në ngarkim të shtetasve N. R., S. H., dhe K. N., për veprën penale “V jedhje e kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME