Categories Lajme

Fqinji vrau 8-vjeçarin në Fier, flasin banorët: Ka përdhunuar një vajzë para 20 vitesh

Fëmija 8-vjeçar që u gjet i vrarë nga fqinji i tij mbrëmjen e sotme në Fier ishte nisur mëngjesin e kësaj të marte për në shkollë ashtu si çdo ditë tjetër dhe nuk ishte kthyer si zakonisht. Kur ora ka shkuar 15:30 e ëma ka nisur të shqetësohet dhe ka bërë njoftim në polici për zhdukjen e djalit të saj.

Pasi e ka rrëmbyer, Klodian Çalamani e ka vrarë 8-vjeçarin me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.   Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Njëri prej tyre tregon se autori jetonte në një godinë që më shumë se si banesë ngjante me një kasolle.

“Sa herë që kalonim. Mua nuk më ka bezdisur. Për të folur fliste si njeri taman. Unë shtëpinë pak më andej e kam. Komunikonte me njerëzit mirë. Nuk më ka thirrur ndonjëherë në banesë. Me njerëzit ishte shumë njeri taman. Pinte pike alkoolike.

Unë sa erdha në shtëpi dhe më thanë familjarët që ka ndodhur kjo gjë. Për të punuar, punonte ku të gjente. Prindërit i janë ndarë. Kishte një shtëpi si kasolle. Në kushte të këqija. Nuk ishte si shtëpi taman. Ishte si godinë e vogël. Ai lëvizte në lagje me biçikletë. Tani kemi frikë se sot ia bëri atij, nesër mund të ma bëjë mua ose ndonjë tjetri”, shprehet ai.

Ndërkohë një tjetër banor shprehet se 20 vite më parë, autori kishte përdhunuar edhe një vajzë. “Di që është pijanec dhe bëni mirë ta vrisni mos ta fusni fare në burg. Para 20 vitesh ka përdhunuar edhe një vajzë. Normal që kemi frikë se kam vetë vëlla të vogël. Dhe po të ma bënte mua do e vrisja vetë”, thotë ai.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja, ndërkohë Çalamani është vënë në pranga. Tashmë pritet dëshmia e tij dhe hetimi më i thelluar i ngjarjes për të mësuar motivet që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë akt të rëndë. Në vitin 2006, Çalamani kishte qenë autor i një ngjarje të ngjashme, ku bashkë me shokun e tij kishin rrëmbyer një vajzë adoleshente në atë kohë vetëm 16-vjeç dhe e kishin torturuar për 20 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME