Lajme

Francë, lidhin pronarët dhe grabisin kështjellën Vaux-le-Vicomte, vlera e vjedhur dy milion euro

Pronarët e kështjellës së Vaux-Le-Vicomte, një nga rezidencat më të jashtëzakonshme historike në Francë, afër Parisit, u lidhën dhe u grabitën gjatë natës nga kriminelë, të cilët më pas u arratisën me një vlerë malli prej dy milion eurosh.

Çdo vit më shumë se 250,000 vizitorë admirojnë bukurinë e kështjellës që daton nga shekulli i shtatëmbëdhjetë dhe është e famshme sepse shërbeu si një model për Versajën e ardhshme.

Vaux-Le-Vicomte ka përreth vetes një pronë prej 500 hektarësh. Ndërtesa është ndërtuar midis 1656 dhe 1661. Xhelozia e mbretit Louis XIV ra mbi pronarin e saj, Nicolas Fouquet, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Pas arrestimit të Fuquet, mbreti mori në zotërim kështjellën, duke e privuar të zotin nga objektet e tij më të çmuara, të cilat u transportuan në Louvre dhe Versailles.

Hetimi i grabitjes iu besua policisë gjyqësore të Versajës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close