Lajme

Francë/ Përleshje mes “Bllokut të zi” dhe policisë në rezervuarin Sainte-Soline, pesë të plagosur

Përleshje të dhunshme midis “Bllokut të zi” dhe policisë në Francë. Incidentet u regjistruan në rezervuarin në ndërtim në Sainte-Soline, në departamentin perëndimor të Deux-Sevres.

Mijëra njerëz marshuan në një demonstratë të paautorizuar kundër projektit të rezervuarit, të kryer nga një kooperativë fermerësh dhe të mbështetur nga shteti.

Një grup anarkistësh nisën të gjuanin objekte drejt efektivëve, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Sipas Le Figaro, pesë demonstrues u plagosën, njëri prej tyre në sy.

Marshimi nisi mëngjesin e të shtunës.

Sipas prefekturës, të paktën 6000 demonstrues ishin të pranishëm ndërsa kolektivi i shoqatave mjedisore organizator i protestës, “Bassines non merci”, foli për 25000 të pranishëm.

Disa demonstrues më pas filluan të hedhin kokteje molotovi, gurë, mortaja dhe fishekzjarre.

Sipas njoftimeve nga Saint-Soline, një fotograf u plagos dhe të paktën tre automjete të xhandarmërisë u dogjën.

Përplasjet nisën kur procesioni mbërriti pranë kantierit të ndërtimit të rezervuarit dhe u bllokua nga kordoni i policisë.

Grupet u përpoqën të çanin bllokadën, e cila ndalonte hyrjen, duke sulmuar agjentët me shufra të gjata hekuri.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close