Lajme

Frenon në autostradë që të mos shtypte kecin, përplasen në seri makinat në Lushnje-Fier

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin Lushnjë-Fier. Aksidenti me pasoja vetëm në dëme materiale, ku ka shpëtuar për mrekulli familja prej 5 personash që udhëtonte me një mjet tip “Toyota Corola”. Sipas infomacioneve në vendngjarje një mjet “Ford” duke ardhur nga korsia e shpejtësisë ka parakaluar mjetin tip “Toyota” dhe më pas ka dalë para tij duke frenuar, si pasojë e këtij frenimi mjeti “Toyota” ka g oditur nga pas mjetin tip ford. Sipas shoferit të mjetit “Ford”, shkak i këtij frenimi ka qenë dalja para e një keci dhe për të shmangur përplasjen ka frenuar por pa llogaritur mjetin qe vinte nga pas. Aksidenti ka shkaktuar dy kilometra radhë deri ne vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në autostradë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: