Categories Lajme

Frika ndaj covid detyroi 36-vjeçarin të jetojë në aeroport 3 muaj

Një 36-vjeçar nga SHBA jetoi i fshehur për tre muaj në një zonë të sigurt të aeroportit ndërkombëtar të Çikagos, i frikësuar për të udhëtuar për shkak të pandemisë. Aditya Singh u arrestua të shtunën pasi stafi i linjës ajrore i kërkoi atij të paraqiste mjetin e identifikimit. Ai tregoi një distinktiv, që dyshohet se i përkiste një menaxheri operacionesh, i raportuar i zhdukur në tetor.

Policia thotë se Singh arriti në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare, në një fluturim nga Los Anxhelos më 19 Tetor. Ai gjeti distinktivin e një punonjësi të stafit në aeroport dhe ishte “i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid”, tha Ndihmës Avokatja e Shtetit Kathleen Hagerty, ndërsa shtoi se Singh arriti të jetonte me dhurata nga pasagjerë të tjerë.

Gjyqtarja e Qarkut Cook Susana Ortiz shprehu habinë për rrethanat e çështjes. “Gjykata i konsideron këto fakte dhe rrethana mjaft tronditëse për periudhën e pretenduar kohore. Bazuar në nevojën që aeroportet të jenë absolutisht të sigurta, unë vërej se veprimet e pretenduara e  përbëjnë këtë individ rrezik për komunitetin.”

Singh akuzohet për veprime kriminale në një zonë të kufizuar të aeroportit dhe cënim të kundërvajtjes. 36-vjeçarit i është ndaluar hyrja në aeroport. Singh jeton në periferi të Los Angeles dhe nuk ka precendent kriminal, por nuk është ende e qartë pse ndodhej në Çikago.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME