Lajme

FRPD dega Selenicë, u konstituua sot me zgjedhjen e kryetarit të ri të FRPD për Selenicën

Puna e nisur përpara disa ditëve për riorganizimin e FRPD dega Selenicë, u konstituua sot me zgjedhjen e kryetarit të ri të FRPD për Selenicën, z. Krenar Shoraj dhe sekretarit Enrik Imamaj.

Me ekipin e të rinjve vizionarë e të përkushtuar të FRPD Selenicë biseduam për nevojën emergjente për ndryshim dhe vizionit të Partisë Demokratike për integrimin europian të Shqipërisë dhe programit për rininë: “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare.

Rinia do punë, arsim cilësor, standarte jetese, garanci për të ardhmen. Ndalja e largimit të të rinjve, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat folëm.

U shpreha angazhimin e kryetarit Basha për frenimin e largimit masiv të rinisë si dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në vendimmarrjen e qeverisë demokratike pas 26 prillit! Rinia është njëra nga shtyllat ku do të mbështetet Partia Demokratike për fitoren e 25 prillit. Edhe rinia e Selenicës dhe e Lumit të Vlorës do të jetë në krye të ndryshimit që po vjen.

Në fund të takimit u shpërndava të rinjve shpresëdhënës të Selenicës e Lumit të Vlorës disa libra të studiuesit Ndriçim Kulla dhe librin e Evan Osnos: “Joe Biden – Ëndërrimtari Amerikan”. Koha për ndryshim ka ardhur. Në 25 prill bashkë për ndryshimin!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: