Lajme

“Frymëmarrje” në Portugali, hiqen masat anti-Covid

Portugalia do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet e mbetura Covid-19 nga 1 Tetori. Lajmi është bërë i ditur sot nga kryeministri, Antonio Costa në një konferencë shtypi.

“Ndërsa shumica e kufizimeve të vendosura me ligj zhduken, ne do të hyjmë në një fazë që bazohet në përgjegjësinë e secilit.

Nuk duhet të harrojmë se pandemia nuk ka përfunduar. Ndër masat e pakta që mbeten në vend, mbajtja e maskave është e detyrueshme në transportin publik, në ngjarje të mëdha, në shtëpitë e pleqve, spitalet, qendrat tregtare. Maskat pushuan së qeni të detyrueshme jashtë javës së kaluar”- tha ai

Ndërsa Portugalia tani ka vaksinuar plotësisht më shumë se 8.5 milion njerëz  ose 83.4% të popullsisë së saj  klubet e natës dhe baret do të lejohen të rihapen, pasi janë mbyllur që nga marsi 2020, tha Costa.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: