Categories Lajme

Fshatrat e jugut të kërcënuar nga emigracioni, pandemia dhe mosha

Këto fshatra të bekuara me diell dhe det çdo ditë po zbrazen nga banorët. Të moshuarit që kanë ngelur, fëmijët në emigracion po i shohin vetëm online.

Rrugicat e fshatit Piqeras, shumë shpejt nuk do të kenë më banorë. Të rinjtë i rrëmbeu emigracioni, të moshuarit po iu rrëmben pandemia. Fëmijët dhe shkolla në fshat nuk ka, na tregon ish-mësuesi këtij fshati Vasil Gjivogli.

“Kjo është e treta ikje e Piqerasjotëve në historinë e vet. E para ishte më 1744 ku për arsye të ndryshme u shpërngul gjithë fshati dhe krijoi fshatin Vila Badiza në Itali. I dyti është në Pikerin e Greqisë. E treta është kjo ikje pas 90 që është ikja më tragjike dhe më e madhe për këtë fshat. Plus këtyre që thamë është edhe covidi që po merr jetë.

Dëgjo, një fshat që s’ka shkollë , që s’ka zëra të fëmijëve dhe dëgjon vetëm kambana të vdekjes është për fat të keq. Këtu nuk bëhen më dasma. S’ka më zëra fëmijësh, ka vetëm kollitje pleqsh, ka vdekje ka përcjellje për në varr, për fat të keq. Dikur ka qenë një fshat si shumë fshatra të Shqipërisë i bukur i begatë. Do të më pëlqente të ndodhte një rikthim por, gjithë fshatrat e bregut e kanë këtë plagë”, tha Vasil Gjivogli, ish-mësues.

Ata pak banorë që janë këtu e kanë të vështirë të shkojnë deri në market për të blerë ushqime. Shpëtimtarë në këto kohë mbijetese është zonja Katina. Ajo çdo ditë i telefonon të moshuarve, ju paguan faturat e energjisë elektrike dhe ujit. Më pas shkon në shtëpitë e tyre për t’u çuar ato gjëra që janë të domosdoshme për jetën.

“Kur kam rrugën poshtë më marrin në telefon. Edhe pensionet u heq lekët e dritave dhe të ujit u shpie faturat që të jem dhe unë në rregull me to. Librezat i mbaj unë këtu se do vij muaji tjetër. Janë të moshuar s’ka të rinj fare poshtë. Nuk lëvizin dot, ku të vij një nga fundi fshatit ku është”, tha ajo.Fshatrat e jugut të kërcënuar nga emigracioni, pandemia dhe mosha

Në një shtëpi karakteristike të bregdetit jeton e vetme nënë Sofia. Fëmijët e saj jetojnë në emigracion. Mes lotëve thotë se u bë kohë pa i parë

“Jeta vetëm është që të mos jemi ne pleqtë. Fëmijët s’vijnë dot. Këta s’dinë se bëjnë mor të keqen, na ndaluan dhe fëmijët. Nuk takon njeri, këto fshatra kanë mbetur kështu. Gjynah nga Zoti se çdo shtëpi kish nga 3 ose 4 djem këtu, ku janë. Të vjen për të qarë se na kanë ikur nga sytë e ballit. Po këta nuk duan të dinë sa për vete. I kanë katandisur pleqtë mos më keq”, tha ajo.

Vetmia i bën gjërat më të vështira. Euronews Albania ishte në bashkinë e Himarës dhe kontaktoi Laert Mezani, koordinator i Emergjencave Civile. Ai na tregon se shpërndarja gjeografike dhe terreni fizik i fshatrave të bashkisë Himarë e bën të vështirë trajtimin e çdo familje kryesisht ato të moshës së tretë. Megjithatë pushteti lokal ka hartuar një databaze dhe vijon me ndihma konkrete në çdo fshat.

“Persona të angazhuar edhe vullnetar nëpërmjet këtij sistemi arritëm të zgjidhim kërkesat e banorëve për ushqime dhe ilaçe. Të tëra njësitë administrative në bashkinë Himarë kanë veçoritë e tyre. Njësia administrative Himarë bazohet tek turizmi.  Njësia administrative Hor Vranishti bazohet mbi blegtorinë dhe bujqësinë. Këto kanë problematikën e tyre qoftë për infrastrukturën qoftë edhe për moshën mesatare që ka. Secila nga këto njësi ka problematikën e saj. Bashkia Himarë nuk është qytet por një kompleksitet fshatrash dhe ka këto problematika”, tha ai. E njëjta situatë është në shumë fshatra të bregut. Braktisja dhe harresa janë ulur këmbëkryq dhe po presin që edhe ata pak banorë të ngelur, të lëshojnë vendin. Gazetar Viktor Avdia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME