Lajme

“Fshehje e mosdeklarim i pasurisë”, Gjykata e Posaçme çel shqyrtimin gjyqësor ndaj Lulos

Gjykata e Posaçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj Fatos Lulos, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Lulo akuzohet nga SPAK për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” në formën e kallëzimit të rremë.

Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyrë 172 m2 e deklaruar si e dhuruar, në Rrugën e Durrësit.

Për provimin e akuzës, përveç 2 akt-ekspertimeve financiare, SPAK kërkoi edhe pyetjen e 4 dëshmitarëve. Seanca e radhës do të zhvillohet në 30 janar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close