Është fshirë muralja e dy të moshuarve lakuriq e pikturuar, në fasadën e një pallati në Tiranën e Re. Muralja në fjaë solli mjaft polemika mes qytetarëve dhe më së shumti kritika në drejtim të Bashkisë së Tiranës, e cila ka bashkëpunuar me një sërë artistësh për të pikturuar ndërtesat në kryeqytet. Por kjo pikturë mori kritika të ashpra për shkak jo vetëm të nudititetit, por edhe prej faktit se burri i moshuar e tërhiqte me litar figurën e gruas.
Categories
Lajme