Lajme

Ftesë nga Macron, Meta sot vizitë zyrtare në Francë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, niset sot për një vizitë zyrtare në Francë ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.

Të dielën më 11 nëntor është njëqind vjetori i nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore, një konflikti në të cilin u vranë rreth 40 milionë njerëz. Shtetet e Bashkuara hynë në luftë më 1917 pasi i shpallën luftë Gjermanisë dhe në vitin pasues dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm për ta kthyer konfliktin në favor të aleatëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close