Categories Lajme

Fundjava me rrebeshe dhe stuhi, në zonat malore do të bjerë dëborë, ja si parashikohet moti sot

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së shtunë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu, edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Mbetet po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta shiu ku në skajin verior dhe verilindor do ketë shfaqe të reshjeve të dëborës.

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten lehtë në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C ndërsa mesdita deri në 19°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga sërisht drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Dita nis me vranësira të shpeshta, të cilat gjenerojnë reshje shiu dhe reshje të pakta dëbore në republikën e Kosovës. Më të dukshme reshjet e dëborës do jenë në veri-verilindje të saj. Parashikohet që pas mesditës të ketë intervale me kthjellime edhe pse moti i paqëndrueshëm mbetet prezent.

Mbetet edhe dita e shtunë me vranësira të dendura, reshje shiu e dëbore në republikën e MV. gjatë mesditës dhe pasdites herë pas herë do ketë pauz të reshjeve. Parashikohet që edhe nata të vijojë me vranësira dhe shira të përkohshëm.

Mbetet me mot të kthjellët Vetëm Gadishulli Iberik. NDERSA gjithë pjesa tjetër e kontinetit Europian është përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje me intesitet të lartë në Brigjet e Italisë dhe veri të Adriatikut. Po ashtu problematike vijon situata për shkak të ngricave dhe dëborës në Europën Lindore dhe Veriore./Abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME