Categories Lajme

Fundjava në bregdet/ Mijëra shqiptarë të Kosovës kalojnë kufirin pa kontrolle

Të panumërta ishin automjetet me qytetarë të Kosovës qe kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë të shtunë.

Procedurat lehtësuese te miratuara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive po zbatohen në kufi duke shmangur kontrollet.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm te mire këtë protokoll e që ka dhënë efektet e menjëhershme në shtim të fluksit te qytetarëve drejt Shqipërisë.

Janë orët pik të mëngjesit që lëvizjet janë shumë të mëdha dhe aktualisht nuk kemi asnjë makinë në pritje. Kjo do të thotë se më tepër njerëz lëvizin pa kontrolle. Kjo është një fazë eksperimentale. Të shikojmë sesi do të ecë më vonë”, tha Minxhozi.

E njëjta procedurë po zbatohet edhe ne Piken Kufitare te Shishtavecit si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës.

Aplikimi i protokollit për liberalizimim e lëvizjes në dy anët e kufirit, ka efektet e tij përgjatë fundjavave të sezonit veror qershor  30 shtator por edhe festave zyrtare e kombëtare të dy shteteve shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME