fbpx
LajmeTurizëm

Fundjavë plot trafik në Vlorë, pushuesit në jug përballen me radhët kilometrike (Video)

Një tjetër fundjavë plot trafik është shënuar në qytetin e Vlorës. Kjo e dielë ka regjistruar numrin më të lart të deritanishëm të pushuesve vendas të ardhur nga rrethet të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet kryesisht në rrethinat jashtë Vlorës si në Rradhimë, Orikum, Dhërmi, Himarë, Palasë, Drimadhes etj.

Mbrëmjet e së dielës sjellin në Vlorë trafikun e rënduar të automjeteve që kthehen sërish në shtëpitë e tyre pasi të hënën i pret puna dhe rutina e zakonshme. Radhët kilometrike të automjeteve ka shkaktuar kaos në aksin më problematik të qytetit, atë nga Orikumi në Ujin e  ftohtë dhe anasjelltas.

Bëhet fjalë për një rrugë më tepër se 21 km vetëm me një korsi, me dy kahe lëvizjeje, e cila nuk përballon fluksin e madh të pushuesve. Kjo rrugë ndër vite në këtë periudhë ka qenë problematike, teksa këtë vit e vështirësojnë trafikun dhe punimet për realizimin e Lungonares në mesin e sezonit turistik.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button