Categories Lajme

Fundoset luftanija e Tajlandës, 31 marinarë të zhdukur

Një luftanije e Tajlandës është përmbytur gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës dhe për pasojë 31 marinarë rezultojnë të zhdukur. Në momentin e përmbysjes, në luftanije ndodheshin më shumë se 100 anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet kanë deklaruar se janë shpëtuar 75 anëtarë të ekuipazhit, por 31 janë ende të zhdukur në detin e trazuar.

“Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë,” tha një zëdhënës i marinës për BBC.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar gjatë natës për të gjetur të zhdukurit, ndërkohë që operacioni i tyre po vazhdon ditën e sotme.

Marinarët kanë kërkuar të hapet një hetim për të shkakun e katastrofës.

“Kjo pothuajse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e forcës sonë, veçanërisht me një anije që është ende në përdorim aktiv,” tha zëdhënësi Admiral Pogkrong Monthardpalin për BBC.

Anija kishte qenë në një patrullë vetëm 32 km (20 milje) në perëndim të Bang Saphan, në provincën Prachuap Khiri Khan, kur u përfshi nga stuhia ditën e dielë.

Tre anije detare dhe helikopterë u dërguan për të ndihmuar, por vetëm fregata HTMAS Kraburi arriti tek anija përpara se ajo të fundosej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME