Categories Lajme

Fundoset transportuesja në Egje pas përplasjes me ishullin grek

Një anije transportuese me flamur të Togos është fundosur sot pasdite pasi ka goditur një ishull të vogël grek në detin Egje. Roja bregdetare greke tha se të gjithë 16 anëtarët e ekuipazhit në bord janë shpëtuar.

Transportuesja ‘Sea Bird’, që lundronte nga Ukraina me destinacion Tunizinë, dërgoi sinjalin për ndihmë teksa po lundronte mes ishujve të vegjël shkëmborë në jugperëndim të detit Egje, njoftonte roja bregdetare greke.

16 anëtarët sirianë të ekuipazhit të saj u shpëtuan nga anija të tjera që po lundronin në afërsi të saj. Ende nuk është e qartë se nga çfarë e shkaktoi  aksidentin, raporton CNN. Tre mjete kundër ndotjes detare u dërguan me urgjencë në vendngjarje për të kontrolluar rrjedhje të mundshme nga transportuesja, njoftonte roja bregdetare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME