Categories Bota, Lajme

Fundosja e anijes së konteinereve shkakton frikë në oqeanin Indian

Një anije mallrash me kimikate po fundoset në brigjet e Sri Lanka-s, duke shkaktuar frikën e një katastrofe mjedisore në Oqeanin Indian. X-Press Pearl  ka qenë e përfshirë nga flakët prej gati 2 javësh para se zjarri të shuhej këtë javë.

Qindra ton naftë nga rezervuarët e karburantit mund të derdhën në det nëse fundoset, duke shkatërruar jetën detare aty pranë. Sri Lanka dhe marina indiane kanë punuar së bashku në një përpjekje për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar  fundosjen e anijes.

Por zbaticat dhe erërat  kanë vështirësuar operacionin.

Ambientalistja Dr Ajantha Perera tha për  BBC se skenari më i keq do të ishte fundosja e anijes, pasi do të ishte një katastrofë për mjedisin.

“Me gjithë mallrat e rrezikshëm, acidin nitrik  dhe vajrat nëse anija do të fundoset do të shkatërrojë të gjithë fundin e detit,” tha ajo.

Pjesa bregdetare afër qytetit të Negombo – shtëpia e disa prej plazheve më të pastër të vendit tashmë është ndotur nga nafta dhe mbeturinat për ditë me radhë. Ndërkohë, ministri i peshkimit ka ndaluar hyrjen e anijeve nga Laguna e Negombo dhe gjithashtu ka ndaluar peshkimin nga Panadura në Negombo, raporton abcnews.al

Ai tha se ishin marrë masa emergjente për të parandaluar dëmin dhe për të mbrojtur lagunën dhe zonat përreth. X-Press Shipping – kompania me bazë në Singapor që zotëron anijen konfirmoi që ekuipazhi kishte qenë në dijeni të derdhjes së kimikateve, por tha se atyre u ishte mohuar leja nga Katari dhe India për të zbarkuar anijen atje para se të shpërthente zjarri.

Fakti që Sri Lanka lejoi anijen të hyjë në ujërat e saj pasi u refuzua nga dy kombe të tjera ka shkaktuar zemërim tek të gjithë. Zyrtarët kanë paditur kapitenin e anijes, i cili u shpëtua së bashku me anëtarët e tjerë të ekuipazhit javën e kaluar, raporton abcnews.al

Policia e Sri Lanka të martën tha kapiteni dhe inxhinieri i anijes janë marrë në pyetje për më shumë se 14 orë. Anija kontejnerë me flamur të  Singaporit, e ankoruar pranë portit Colombo, fillimisht raportoi se kishte shpërthyer një zjarr në bord për shkak të derdhjes se disa lëndëve kimike në një nga kontejnerët e saj.

Anija me gjatësi 186 metra ka 1,486 kontejnerë me 25 tonë acid nitrik, disa kimikate dhe lëndë të tjera që vijnë nga  porti i Hazira, Indi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME