Lajme

Fuoristrada bie në humnerë në bjeshkët e Tropjës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Tropojë ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja është regjistruar në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë ku makina tip “Foristrad”, me të cilin po udhëtonin 2 persona ka rënë në humnerë.

I plagosur ka mbetur pasagjeri i identifikuar me inicialet S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Tropojë/Informacion paraprak,

Më datë 22.07.2023, në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë, ka rënë në humnerë një mjet tip “Foristrad”, me drejtues shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Berishë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close