Categories Lajme

Furgonët plot me nxënës, katër shoferë kapen “tapë” në timon

Policia Rrugore ka kapur katër shoferë furgoni që transportonin nxenës shkolles, të cilët ishin të dehur në timon. Pas analizave të kryera në moment ka rezultuar se ata kishin konsumuar pije alkoolike tej normave të lejuara. Njëri prej shoferëve është dënuar me 55.000 lekë gjobë pasi lëvizte edhe pa Leje Qarkullimi të automjetit, ndërkohë që të tjerët janë gjobitur me shuma nga 11.000 deri në 22.000 lekë.

Njofton policia: Duke vlerësuar faktin që shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, gjatë kësaj periudhe, organizojnë ekskursione brenda dhe jashtë qytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të befasishme, në orare dhe vende të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e këtyre drejtuesve të mjeteve, të cilët kryejnë shkelje agresive në rrugë, gjatë transportit të nxënësve.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’u siguruar nxënësve, një transport sa më të sigurtë, i janë nënshtruar testit të alkoolit, 23 drejtues të mjeteve të ndryshme që transportojnë nxënësit nëpër shkolla apo për ekskursione, brenda dhe jashtë qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME