Lajme

Furgoni me 570 kg lëndë narkotike kishte si destinacion Greqinë, zbardhen detaje të reja nga operacioni në Qafë-Thanë

Policia sekuestroi ditën e djeshme një furgon me 570 kg kanabis në afërsi të pikës kufitare të Qafë-Thanës.

Lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e furgonit. Droga fillimisht do të kalonte në Maqedoni nëpërmjet Qafë-Thanës, ndërsa dyshohet se destinacioni final ishte Greqia.

Në lidhje me këtë ngjarje policia deri më tani ka arrestuar 8 persona, në mesin e të cilëve është edhe drejtuesi i mjetit.

Në bazë të hetimeve, rezulton se furgoni, në të cilin ishte fshehur lënda narkotike, i përkiste një biznesi nga Fieri.

Gjithashtu dyshohet se pjesë e këtij rrjeti kriminal është një organizatë e fuqishme kriminale, për këtë arsye në ditët në vijim priten arrestime të bujshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: