fbpx
Lajme

Furgoni përplas këmbësorin në Lezhë, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur sitën e sotme në superstradën Lezhë-Milot. Një furgon pasagjeresh ka përplasur për vdekje një këmbësor. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, ndërkohë është ndalur drejtuesi i furgonit.

Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i Ishull-Shëngjinit. Kujtojmë se një person tjetër ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi një aksidenti të rëndë tek “Shkalla e Tujanit”, ku mbetën të plagosur edhe dy persona.

Lezhë/ Informacion paraprak Në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në Ishull Lezhë,në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues B.Gj.,ka aksidentuar një këmbësor ,ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button