Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Hudenisht, ku një furgon, është përplasur me një motor, e si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve.
Te dy të lënduarit, janë dërguar në spital gjendja, dhe nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e tyre, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e a ksidentit.