
Janë shkarkuar mëngjesin e sotëm Drejtori i Operacioneve Portuale, Urim Nela dhe Drejtori i Financës, Alket Malo nën dyshimet se kanë abuzuar me detyrën.
Të dy drejtorët akuzohen se kanë krijuar struktura paralele për përfitime personale. Vendimi ka ardhur nga Ministria e Transportit.
Në këtë skemë dyshohet se janë implikuar edhe agjenci doganore që veprojnë në Portin e Durrësit, por edhe institucione të tjera, sidomos ato që mbikqyrin dhe gjurmojnë veprimtarinë operacionale në Portin e Durrësit.
Ndërkohë nuk dihen ende emrat e personave që do ti zëvëndësojnë.
Porti i Durrësit është hyrja më e madhe tregtare e Shqipërisë dhe, rrjedhimisht, mundësitë për abuzime që lidhen me korrupsionin, kontrabandën e trafiqet.
Megjithatë, skema që dyshohet se është ngritur nga dy drejtorët e shkarkuar dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tyre, është disi e rrallë, ku zyrtarët më të lartë të institucionit konkurojnë me vetë institucionin.